13:03 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri deklarohet për ngritjen e pagave, ja pse thotë se i ngriti ato!

Duke folur për situatën në energji, kryeministri Haradinaj thotë se është e vështirë të gjendet e vërteta se kush dhe pse e solli vendin në këtë gjendje. Por, thotë se importimi i energjisë është interes i sekserëve që blenë e shesin rrymë, sepse dikush e la me qëllim pa rezerva të qymyrit vendin.

“Është një neglizhencë politike, një interes i atyre sekserëve që blejnë rrymë e shesin rrymë, është një përzierje e madhe që të them të drejtën vështirë është të gjejmë të vërtetën. Ajo që unë nuk kam pasur kohë të hyj në atë drejtim edhe nuk është në natyrën time fort të kthehem prapa, sa është në natyrën time që gjithë kohën gjithë energjinë ta kthejë në gjendjen e qëndrueshme edhe t’ia jap vendit një situatë  të qëndrueshme. Lajmi për investim në energji, megjithatë e kthen atë besimin se sistemi energjetik nuk do të ketë gjithë jetën krizë por nga fakti se do të kemi vlerësime, mirëpo deri në pranverë mjaft vështirë e kam, e kam dhe e ka gjithë Kosova deri në pranverë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për ngritjen e pagave për veten, stafin e tij dhe disa departamenteve, tha se këtë e ka bërë për ta ruajtur integritetin e secilit, meqë pozitat që mbajnë janë tejet të ndjeshme.