12:18 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Kryeministri dje e priti në zyrë Myftiun Tërnava

Kryeministri Albin Kurti dje e ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Tërnava e uroi Kurtin për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

Kurti e falënderoi Tërnavën për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.​