23:37 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryeministri grek kërkon zgjedhje të menjëhershme pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet evropiane

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme pas rezultateve zhgënjyese të partisë së tij në zgjedhjet evropiane, transmeton Indeksonline.

Partia e tij, Syriza vlerësohet të ketë marrë vetëm 23.94% të votave në zgjedhje, duke mbetur prapa partisë kryesore opozitare ‘Demokracia e Re’ e cila mori 32.28%./Indeksonline/