11:21 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / S Z

Kryeministri grek Mitsotakis viziton sot Izraelin, do të takohet me Netanyahun

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar sot Izraelin.

Mësohet se Mitsotakis do të zhvillojë një takim me homologun izraelit Benjamin Netanyahu.

Shumë liderë europianë dhe të SHBA kanë vizituar Izraelin pas konfliktit të përgjakshëm që nisi Hamasi, ndërkohë që izraelitët po kundërpërgjigjen.