75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dënuar vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Haradinaj ka dënuar këtë akt duke e quajtur kriminal dhe të dënueshëm, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Ky është postimi i plotë:

Vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm!

Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!

Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike.

Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!

RH