09:05 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj feston ditëlindjen, por kjo nuk është festa e vetme në shtëpinë e tij (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e tij të 50-të.

Përmes një postimi në “Instagram”, bashkëshortja e tij Anita ka uruar bashkëshortin, teksa ka bërë të ditur që sot është edhe 15 vjetori i martesës së tyre.

“Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!! Perveq Ditelindjes, Gezuar edhe 15 vjet martese ( veshtire boll ama pune qefi burre)” ka shkruar Anita në këtë postim.

Ndryshe, çifti Haradinaj nga martesa e tyre 15-të vjeçare kanë tre fëmijë, Gjinin, Hanën dhe Trimin./Indeksonline/