17:27 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj flet për sfidat e Kosovës, Specialen nuk e sheh si shqetësim

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Top Channel, ka folur për sfidat e Kosovës në këtë 10-vjetor të pavarësisë.

Në këtë intervistë i pari i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka pse të shqetësohet nga Gjykata Speciale, për shkak se lufta e UCK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime, përcjell Indeksonline.

“Kosova është ballafaquar me drejtësinë kombëtare, pas asaj vendore. Në fillim nga viti ’99-2008 ishte OKB-ja, si UNMIK dhe si gjyqësor e drejtësi, pastaj ishte Tribunali për ish Jugosllavi ku isha vetë pjesë e tij dy herë. Ishte një mision evropian i rendit dhe ligjit, EULEX-i për tetë vite. Kjo është etapa e katërt, Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht” është shprehur Haradinaj.

Duke folur për këtë përvjetor, Haradinaj ka thënë se vendi ka kaluar 10 vite jo të lehta dhe si e tillë vitet e para të pavarësisë janë sfiduese për Kosovën.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të kryeministrit Haradinaj.