09:38 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj ka një kërkesë nga gazetarët kosovarë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth lirisë së medias në Kosovë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Haradinaj ka thënë se sipas raporteve ndërkombëtare Kosova ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se liria nuk mund të jetë e pjesshme duke i ftuar gazetarët kosovarë që të punojnë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojnë këtë gjendje.

Ky është postimi i plotë:

Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.

Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.

Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruar me përgjegjësinë.

 

RH