23:08 / E Hënë, 28 Shtator 2020

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit: Fillim i mirë, tri ndeshje tri fitore

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti njihet si tifoz i klubit të Liverpool.

Pas fitores së Liverpool, Hoti ka bërë një postim duke ju gëzuar suksesit të “The Reds”, transmeton Indeksonline.

“Liverpool 3:1 Arsenal. Fillim i mirë nga Liverpool, tri ndeshje tri fitore”, ka shkruar kryeminstri në postimin e tij.

Nuk është hera e parë që Hoti bën postime për Liverpoolin në profilin e tij./Indeksonline/