20:55 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri i Kosovës: Te Haradinajt, dhëndurët e qesin plehun (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” foli edhe për dhëndrin e tij, Liridon Dervishajn, që erdhi në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kur u pyet pse u deshtë që dhëndri i tij të emërohet në këtë pozitë të lartë, Haradinaj u e pranoi se “hiç s’është dashtë…”!

“Hiç… ka mujt me bo naj punë tjetër, po ka ndodhë qashtu”, tha ai.

Ndërsa, thënien se “mbreti edhe dhëndrit ju ka çu n’kamë”, Haradinaj iu përgjigj: “Te na është ma ndryshe”.

“Haradinë jem na, ndryshe është pak. Te na e qesin plehin dhëndurët, qishtu thojnë ka na”, u përgjigj kryeministri. /kallxo.com/