22:22 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën në janar

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në janar. Lajmin e ka bërë të ditur Halil Matoshi, këshilltari për media i Zyrës së Kryeministrit.

“Demarkacioni është në proces. Kryeministri i Malit të Zi vjen zyrtarisht në janar. Ka mesi i janarit ose deri 20 janar”, ka thënë Matoshi në Zonën B të Klan Kosovës. “Ka indikacione që kjo çështje do të zgjidhet në favor të të dy palëve”, ka theksuar Matoshi.