10:13 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri i shtetit evropian del pozitiv me koronavirus!

Kryeministri i Armenisë, Nicole Pashinyan ka njoftuar se ka dalur pozitiv në testet e bëra për koronavirus. Këtë informacion e ka ndarë në një video-mesazh në Facebook.

Poashtu, të gjithë anëtarët e tij kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra, shkruan Indeksonline.

“Nuk kisha simptoma, por vendosa të testohem sepse kisha në plan të bëja disa vizita. Dola në pozitiv në teste, unë bashkë me të gjithë anëtarët e familjes. Do t’i nënshtrohemi vetizolimit” ka njoftuar kryeministri armen.

Armenia është shtet me 3 milionë banorë. Deri më tani ka 9,402 raste të infeksionit dhe 139 vdekje./Indeksonline/