16:35 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri kanadez, Trudeau: Faleminderit Hashim (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke vazhduar vizitën e tij në Kanada.

Edhe pse dje në disa media është raportuar se Thaçi nuk do të pritet nga kryeministri kanadez, një gjë e tillë ka ndodhur dje.

Pas pritjeve të shumta që ka pasur Thaçi në Kanada, së fundi u prit edhe nga kryeministri, Justin Trudeau.

Me këtë rast është vetë, Trudeau i cili ka falënderuar Thaçin, transmeton Indeksonline

“Faleminderit, Hashim. E mrekullueshme që të të shohim dhe të diskutojmë për ndërtimin e lidhjeve më të forta në mes Kanadasë dhe Kosovës”, ka shkruar vetë Trudeau./Indeksonline/