11:55 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / B O

Kryeministri Kurti i jep një pozitë të re vetvetes, e zyrtarizoi në mbledhje të Qeverisë

Kryeministri Kurti ka marrë vendim që ta vendosë vetveten si kryesues të Komisionit Ekzekutiv për Zhvillimin e Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Ky komision është themeluar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri propozoi që ai ta kryesojë përbërjen e komisionit derisa në të njëjtën përbërje propozoi emërimin e katër ministrave të tij në cilësinë e anëtarëve.

“Komisioni do të ketë këtë përbërje: Albin Kurti – Kryeues, Arbërie Ngavaci, Hekuran Murati Rozata Hajdari, Artane Rizvanolli, Majlinda Rizvanolli – Bajraktari, Enis Spahiu”, tha Kurti.

Propozimi i tij u miratua me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë./Indeksonline/