19:26 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri i jep lamtumirën e fundit komandantit ‘Guri’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftetarit Jetullah Qarri.

I njohur si komandant ‘Guri’, Jetullah Qarri sot ka ndërruar jetë, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka marr pjesë në varrimin e tij tek varrezat e dëshmorëve në Gryk të Greqevcit.

“Lamtumira e fundit për bashkëluftëtarin Jetullah Qarri – komandant “Guri”. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” ka shkruar Haradinaj në përshkrimin e këtyre fotografive