14:08 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Rama takohet me presidenten e Kroacisë

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nisi dje vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta. Gjatë vizitës së saj presidentja e Kroacisë zhvilloi takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe mbajti sot një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Presidentja Grabar-Kitaroviçq do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do të prezantohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës./ATSH/