17:35 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryeministri ”Santa Claus” tërheq vëmendjen e medias së huaj

Dalja e kryeministrit Edi Rama i veshur si “Santa Claus’’, në një prej emisioneve më të ndjekura për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias rajonale dhe më gjerë duke u publikuar nga rreth 14 agjenci të ndryshme.

Fillimisht lajmi u publikua nga agjencia zyrtare armene e lajmeve ‘Armen Press’ me titullin “Soft News : “Santa Claus” Prime Minister of Albania ( Kryeministri shqiptar Santa Claus).Më pas ajo u publikua edhe nga shumica e agjencive të rajonit si ajo kroate HINA, ajo bullgare BTA, agjencia zyrtare rumune e lajmeve Agerpres dhe ajo boshnjake FENA.

Ky lajm u transmetua edhe nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), ajo maqedonase MIA si dhe nga agjencia kosovare KosovaPress.Ky lajm tërhoqi vëmendjen edhe të agjencisë së njohur zyrtare koreano-jugore, Yonhap, asaj libiane LANA dhe libaneze, NNA.Kryeministri Santa Claus, u pasqyrua edhe në faqen e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA-SEE), një organizatë e rëndësishme që ka si anëtare të saj agjencitë e lajmeve më prestigjoze dhe të fuqishme të Ballkanit dhe Europës Juglindore.

Gjithashtu, lajmi u publikua edhe në faqen e organizatës së agjencive të lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, AMAN.

https://www.agerpres.ro/zig-zag/2018/01/10/premierul-mos-craciun-al-albaniei-a-indeplinit-dorintele-unui-copil-paraplegic-si-a-unei-tinere–33680https://armenpress.am/eng/news/918280/http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2018/01/09/kryeministri-babagjysh-i-vitit-te-ri-884772http://www.kosovapress.com/sq/mobile/lajme/kryeministri-babadimer-146152/http://www.mia.mk/sq/Inside/RenderSingleNews/160/134056320http://fena.ba/article/993457/premijer-edi-rama-maskiran-u-djeda-mraza-ispunjavao-novogodisnje-zelje