14:34 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Kryeministrja e Serbisë e bindur: Serbët në Kosovë e formojnë Asociacionin këtë muaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar sot se do të u jap mbështetje serbëve në Kosovë për ta formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Brnabiq ka theksuar se gjatë këtij muaji kjo çështje duhet të përfundojë, njofton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Po ashtu Kyeministrja serbe tha se Prishtina zyrtare nuk po dëshiron ta formojë Asociacioni ashtu siç kanë rënë dakord në Bruksel, atëherë të njëjtën do ta bëjnë serbët e një anshëm.

“Nëse Prishtina nuk dëshiron të respektojë angazhimet e saj, atëherë do t’u japë mbështetje të plotë serbëve në Kosovë që vet ta formojnë Asociacionin dhe kjo do të bëhet në prill”, ka thënë Brnabiq./Indeksonline/