17:25 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryeprokurori i Ferizajt shkon në vendin ku u gjet trupi i policit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka shkuar në vendin ku rreth orës 15:45 është gjetur trupi i pajetë i njërit prej dy policëve të zhdukur të shtunën në mbrëmje.

Kryeprokurori Jashari momentalisht është në vendin ku është gjetur trupi i policit Malsor Dashi.

Në vendin e ngjarjes atë e kanë pritur oficerë të Policisë, raporton kallxo.com

Përveç automjeteve të Policisë, në vendin e ngjarjes janë edhe autoambulancat, me të cilat pritet të transportohet trupi i policit të vdekur.

Dy policë të Kosovës u zhdukën në ujërat e lumit Lepenc ku ranë me automjetin zyrtar nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.