19:48 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryesia e Llapit dhe veteranët e klubit vizitojnë varrin e Fadil Vokrrit (Foto)

Kryesia e Llapit së bashku me veteranët e klubit vendosën kurora lulesh në varrin e presidentit të ndjerë të FFK-s, Fadil Vokrri.

Kjo është bërë në nderim të jetës dhe veprës së ish-anëtarit të Llapit, dhe presidentit legjendar, tashmë të ndjerë të FFK-s, Fadil Vokrri.

Në kordinim me veteranët e klubit, kryesia e Llapit vizitoi sot varrin e Vokrrit, ku vendosën edhe kurora lulesh.

Image may contain: flower

”Ditët e muajt po ikin shpejt, e kujtimi për Fadilin gjithmonë është i freskët, sepse madhështia e tij do mbetet një zbrastirë përgjithmonë në zemrat tona!”.

”Fadilin do ta kujtojmë gjithnjë për mundin dhe kontributin e tij shumë vjeçar si te klubi i vendlindjes së tij, Llapi ashtu edhe tek Federata e Futbollit të Kosovës, ku tashmë e gëzojmë epitetin e të pranuarit në UEFA e FIFA, punë kjo e tëra e bërë nga Fadili”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/