11:13 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryesia pezullon vizitat e deputetëve jashtë vendit deri më 20 shkurt

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit të pezullohen deri më datën 20 shkurt.

Këtë gjë e ka bërë të ditur monitoruesi i Kuvendit të Kosovës, nga KDI, Albert Krasniqi.

Ndër të tjerash Krasniqi ka shkruar për marrjen e vendimit që iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale të dërgohet në Qeveri, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kuvendi procedon me dy iniciativa per shfuqizimin e Ligjit per Gjykaten Speciale

E para, iniciativa ligjore e deputeteve per shfuqizim te ligjit dergohet per mendim ne Qeveri.

E dyta, peticioni i OVL-ve procedohet si iniciative qytetare per shfuqizim te ligjit ne Komisionin per Peticione te Kuvendit.

Vendimet e Kryesise ishin unanime, pra te te gjithe anetareve prezent.

Ne nderkohe, Kryesia vendosi qe te gjitha vizitat e deputeteve jashte vendit te pezullohen deri me 20 shkurt.