15:19 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Kryetari Bulliqi priti investitorin gjerman, që do të ndërtojë fabrikë në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,  bashkë me anëtarët e ekzekutivit Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera, priti  në një takim  pronarin e kompanisë  “Soilcos” nga Gjermania Jurgen Stainmuler dhe përfaqësuesin e kësaj kompanie në Kosovë, Bekim Zejnullahu dhe Rejona Zejnullahu – drejtoreshë e kompanisë “Erdi R Products”.

Gjatë takimit të sotëm me kryetarin Bulliqi, pronari i kompanisë gjermane, Jurgen Stainmuler, gjerman shprehu gatishmërinë të investojë në komunën tonë dhe ofroi projektin për ndërtimin e Fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Me këtë rast kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë e plotë në përkrahjen e këtij projekti në aspektin administrativ dhe në ofrimin e kushteve infrastrukturore.

“Përveç përfitimeve në ruajtjen e ambientit dhe prodhimin e energjisë, me këtë projekt, do të krijohen edhe shumë vende të reja pune për të rinjtë llapjanë”, tha kryetari Bulliqi.

Me realizimin e këtij projekti pritet të punësohen mbi 280 punëtorë, kurse kostoja totale e projektit është 55 milionë euro, tha Bulliqi.