18:25 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Deçanit: Punimet në rrugën Deçan-kufiri me Malin e Zi nuk janë ndalur

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mohuar se rruga Deçan-kufiri me Malin e Zi është e ndaluar.

Ai ka thënë se punimet janë duke u kryer sipas dinamikave të planifikuara, transmeton Indeksonline.

Ramosaj ka theksuar se me kohë do të kenë edhe pëlqimin e Manastirit për pjesën e zonës së veçantë.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar!
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, media dhe portale të caktuara kanë keqinformuar “shpresoi pa qellim”. Rruga Deçan-kufiri me Malin e Zi, për asnjë moment nuk është ndaluar. Jemi në dakordim të plotë më institucionet kombëtare e ndërkombëtare sa i përket këtij projekti. Punimet jan duke u kryer me intensitet sipas dinamikave të planifikuara. Besoj që me kohë do e kemi edhe pelqimin e Manastirit për pjesën e zonës së Veçantë!//Indeksonline/