14:38 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Gjakovës fton prindërit e kësaj komune t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka takuar sot drejtorët e  shkollave të komunës së tij dhe ka biseduar për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagës së tyre nga ana e Qeverisë.

Kështu, ai fton që nga nesër prindërit e kësaj komune t’i dërgojnë nxënësit nëpër shkolla, përderisa ka kërkuar nga mësimdhënësit që nesër të jenë të jenë të gatshëm t’i presin nxënësit.

Ky është njoftimi i tij:

“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë.

Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit.

Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen.

I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën.”/Indeksonline/