75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kryetari i gjyqtarëve të Mitrovicës ia huq me të madhe, mohon penalltinë e pastër

Një penallti e pastër i është mohuar Vushtrrisë në ndeshjen e Superligës kundër Dukagjinit.

Gjyqtari kryesor, Fatmir Tahiri nuk e cilësoi si penallti një ndërhyrje edhe pse kontakti duket shumë mirë.

E më qesharake duket “analiza” e kryetarit të gjyqtarëve regjional të Mitrovicës, Vehbi Brahimi.

Ai edhe pse e shikon disa herë ndërhyrjen, përsëri nuk bindet dhe e mbron vendimin e gjyqtarit kryesor.

Madje në një rast ai thotë se futbollisti i Dukagjinit kishte për qëllim ta prekte topin dhe jo këmbën e kundërshtarit.

Për këtë rast ka reaguar edhe klubi i Vushtrrisë që ka kërkuar të merren masa. /IndeksOnline/

REAGIM!
Skandaloze dhe e turpshme tendenca e komentimit të penaltisë nga kryetari i gjygjëtarëve regjional nga Mitrovica Vehbi Brahimi (Lepri), për ta mbrojtur kolegun e vet poashtu nga Mitrovica Fatmir Tahirin (gjygjëtar kryesor i ndeshjes KF Dukagjini – FC Vushtrria), kinse penaltia nuk ka egzistuar.
Ky veprim tendencioz dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një organizim të qëllimshëm nga lartë për hesape dhe llogarit të tjerëve.

Ne si klub jemi tejet të shqetësuar dhe të habitur me mënyrën e referimit që po i bëhët skuadrës tonë, veqanërisht në dy javët e fundit ku protagonist kryesor ka qene Fatmir Tahiri në javen IX, FC Vushtrria – KF Flamurtari dhe java X-të, KF Dukagjini – FC Vushtrria.

Ju bëjmë thirrje organeve kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës që të marin masa dhe të hetojnë këtë akt SKANDALOZ ku shihet kjartë në video ingjizim se kemi të bëjmë me një penalti klasike pa asnjë dyshim, dhe kemi një komentim tendencioz ku ne vlersojmë se gjithëqka është e organizuar.