20:45 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj komune shpenzoi vetëm 131 euro për një javë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike shpenzimet e zyrës së tij çdo javë.

Për këtë javë Xhafer Tahiri ka shpenzuar gjithsej 131 euro.

Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës prej datës 14 maj deri më 18 maj, shpenzimet e Kryetarit janë 131 euro.

Ndërsa javën e kaluar për pritjen e delegacionit nga SHBA, janë shpenzuar 282.30 euro (një pjesë e shpenzimeve)

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.