08:12 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon të rritet numri i veteranëve, për nëntë muaj u shpenzuan mbi 57 milionë euro

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit janë paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve. Nga janari e deri në shtator të këtij viti numri i veteranëve është rritur për 1400, përderisa për pensionet e tyre vetëm për nëntë muaj janë shpenzuar mbi 57 milionë euro.

As hetimet e Prokurorisë së Shtetit, madje as ngritjet e aktakuzave nga këta të fundit nuk po e ndalin “valën” e madhe të veteranëve, që përfitojnë financiarisht nga buxheti i shtetit.

Muajin e kaluar (shtator) numri i veteranëve që kanë përfituar pensione ka arritur në 38.184, duke u rritur për rreth 1400 vetë brenda një periudhë nëntëmujore, përkatësisht nga janari në shtator 2018.

Vetëm për këtë periudhë kohore, janar –shtator 2018, mbi 57 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti për pensionet e veteranëve.

Përndryshe, Prokuroria e Shtetit ka dyshime se në listat e veteranëve janë rreth 20 mijë veteranë të rremë, të cilët marrin pensione nga shteti./Zëri/