75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zeka: ‘Diplomaci e Nasradinit’, marre duhet me ju ardh që 200 mijë euro i shpenzoni veç për udhëtime

Milaim Zeka, deputeti i Nisma Socialdemokrate ka thënë se në këtë varfëri kur fëmijët nuk kanë ku të nxehen e flenë zbathur në tokë, Qeveria shpenzon 200 mijë euro për udhëtime.

Derisa ka përmendur edhe një delegacion të gjerë që ka shkuar në Dubai, që sipas tij nuk është dashur të ndodh kjo.

Pastaj, ai ka përmendur edhe 72 mijë euro që shpenzohen vetëm në qira të veturave për grupet parlamentare, transmeton Indeksonline.

“200 mijë euro i keni hargju nëpër udhëtime për gjashtë muaj. Marre duhet me ju ardh, në varfëri kur fëmijët flenë në çimento e nuk kanë nxemje, ju hargjoni paret e taksapaguesve. Pse me lshu zëvendësministra me shku si balosha me ftesa të shoqatave të ndryshme, me shku me hargju pare nëpër botë. Çka lypin këshilltarët me hargju nëpër botë, çka lyp gjithë ai delegacion me shku në Dubai, çka lypin këshilltarët. Çka lypin grupet parlamentare me kerre me marr me qira. A e din se 72 mijë euro paguan parlamenti brenda muajit veç për qira të kerreve, e veç për shefa të grupeve parlamentare, duke përjashtuar Vetëvendosjen që e përdorin veç një veturë. Unë vonë e kam marrë vesh këtë, se nuk e kam ditë”, ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë se të ‘fortit’ e PDK-së, AAK-së, AKR-së, e Nismas janë në Qeveri.

Madje, ai e quan diplomacinë kosovare,  hajgare të Nasradinit.

“Të fortit e lagjes në Tiranë, atëherë uzurpojshin parking e hapësirë publike. Ata na kanë ardh në Qeveri. Të fortit e PDK-së, Nismës, AAK-së, AKR-së. Pesë qeveri në një. Prandaj, kemi diplomaci hajgare, të Nasradinit. Me pa pas fuqi e kisha mbyllë e kisha bë një veç me sportistë tanë, këngëtarët tanë që janë krenaria e vendit”, ka theksuar mes të tjerash Zeka./Indeksonline/