21:14 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj partie shkon në Qabe, lutet për Kosovën![Foto]

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi njëherësh kryetar i Partisë “Fjala” ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë.

Kelmendi këtë përvjetorë jubilar nuk do ta kalojë në Kosovë. I njëjti  ndodhet në vendin e shenjtë në Meke, të quajtur në (Qaben e Bekuar), shkruan Indeksonline.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se po lutet për popullin dhe vendin kosovar.

Postimi i plotë:

Urime 10 vite shtet Kosovë

I dashuri im në Kosovë, të dashur qytetarë,

Urime 10 vite shtet.

Edhe pse këtë 17 shkurt nuk ndodhem në Kosovë, unë Kosovë lutem për ty dhe për popullin tim të dashur.

Lutjet e mia po bëj në vendin e shenjtë, në Meke, në Qaben e bekuar.

ZOTI e ka ruajtur popullin tim dhe vendin tim.

ZOTI i shpërbleftë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tim.

ZOTI e bekoftë vendim tim dhe popullin tim./Indeksonline/