21:06 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i reagon Hoxhajt për vizat: Ti je islamofob më i madh se e tërë BE-ja!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryeministrit, Enver Hoxhaj i cili ditë më parë tha se arsye e mos liberalizimit të vizave është se BE-ja ka islamofobi dhe albanofobi.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka shkruar se kjo deklaratë është skandaloze dhe e dëmshme për popullin, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i Kelmendit, pa ndërhyrje:

Zv.kryeministër Enver Hoxhaj, ti je islamofob më i madh se e tërë BE-ja.

Ditë më parë zv.kryeministri Enver Hoxhaj deklaroj se arsye e mosliberalizimit të vizave është se BE-ja ka islamofobi dhe albanofobi.

Kjo deklaratë e tij është skandaloze dhe e dëmshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Zv.kryeministër Hoxhaj, nëse ju vendosim në peshore BE-në dhe ty sa i përket islamofobisë, ti dukshëm peshon më rëndë se BE-ja.

Ti je islamofob më i madh se tërë BE-ja.

Prej që Hashim Thaçi të ka emëru në pozita qeveritare, ti i ke sjellë vetëm dëm popullit dhe shtetit të Kosovës.

Si ministër i arsimit, në vitin 2010 ke sjellur udhëzimin administrativ ku ke ndaluar shkollimin e vajzave me mbulesë, udhëzim ky kundër ligjor dhe kundër kushtetues.

Në kohën sa ke qenë ministër i arsimit, arsimi ka degraduar dhe ka shënuar rënien dhe shkatërrimin më të madh në Kosovë.

Edhe sot Kosova po i vuan pasojat e shkatërrimit të arsimit.

Pastaj edhe si ministër i jashtëm i ke bërë shumë dëm Kosovës.

Nuk ke arritur ta anëtarësosh Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Mandati yt si ministër i jashtëm është shoqëruar me shumë dështime dhe skandale diplomatike.

Arsyet e mosliberalizimit të vizave i dijmë të gjithë, i din edhe BE-ja.

Arsyeja kryesore është pasuria multimilionëshe e juve që keni qeverisur me popullin.

Pasurinë e juaj fatkeqësisht nuk guxon askush ta hetoj, ngase ju e keni kapur çdo institucion shtetëror.

Me ju nuk ka as viza dhe as ardhmëri ky popull.

Enver Hoxhaj, emri yt është i ngjashëm me emrin e diktatorit shqiptar që i ka bërë shumë dëm popullit dhe shtetit shqiptar.

Edhe ti tani je duke pasuar rrugën e tij, duke i bërë dëm popullit dhe shtetit të Kosovës.

Enveri i Shqipërisë luftoj Fenë dhe izoloj Shqipërinë.

Edhe ti Enveri i Kosovës po e lufton Fenë dhe e ke izoluar Kosovën.

Ai ka vdekur duke marrë të zezat me veti.

Edhe ti dhe gjithë ne kemi me vdekur.

Por mos harro se të pret një gjykim të cilin nuk ke mundësi ta korruptosh me pasurinë që ia ke marrë popullit.

Të pret dita e gjykimit ku ke me dalë para ZOTIT.

Gëzim Kelmendi