11:36 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i komunës të cilit babai i la shumë toka

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është njëra ndër figurat politike që ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin kundër korrupsionit.

E veçanta e këtij deklarimi është se Haziri ka pikërisht 10 toka të trashëguara nga prindi, vlera e të cilave në disa raste është mbi 200 mijë euro.

Gjithashtu Haziri ka deklaruar edhe një banesë  të blerë në vitin 2005 të cilën thotë se e ka në pronësi bashkë me bashkëshorten, vlera e të cilës është 100 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Haziri nuk ka deklaruar ndonjë veturë që ka në pronësi të tij pasi veturën e tipit ‘Hyunday Matrix’ e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes. Vetura është blerë në vitin 2006 dhe kap vlerën e 3 mijë eurove.

I pari i komunës së Gjilanit njëherësh ndër figurat më të larta të LDK-së ka deklaruar edhe paratë e gatshme të cilat i mban në institucione financiare.

Nën pronësinë e tij në bankën ‘BKT’ Haziri ka të deklaruara 110 mijë e 356 euro e 77 cent. Gjithashtu Haziri ka deklaruar edhe 17 mijë e 838 euro e 24 cent në bankën ‘NLB’.

Në pronësi të prindit, Haziri ka deklaruar edhe para të cilët ka në bankën ‘Migros Bank’ të Zvicrës e vlera e të cilave arrin në 52 mijë euro.

Përpos këtyre nën pronësi të bashkëshortes së tij, Haziri ka deklaruar edhe 7 mijë euro të mbajtura në bankën ‘RBKO’ në Prishtinë.

Të hyrat vjetore të Hazirit nga paga mujore arrijnë në 15 mijë e 512 euro e 5 cent. /Indeksonline/

http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Komunat/Komuna_e_Gjilanit/Lutfi_Haziri.pdf