22:45 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Lipjanit bëri 72 premtime e deri tani ka realizuar vetëm 28

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.  Platforma është rifreskuar me informataqë përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave. 

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin dhjetor 2019, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 195 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre. 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nga radhët e LDK-së, nga 72 premtimet e bëra, vetëm 28 i ka realizuar, 17 gjysmë të përmbushura, 11 të filluara e 16 as që i ka nisur, përcjellë Indeksonline.

Deri tashti Ahmeti ka realizuar këto premtime:

Renovimi dhe instalimi i ngrohjes qendrore në shkollën fillore në fshatin Smallushë 

Përfshirjen e shërbimeve të psikologut dhe pedagogut në të gjitha shkollat e komunës

Aktualisht, janë pesë psikologe dhe një logopedë, që kryejnë shërbimet për të gjitha shkollat.

Rifunksionalizmi i zonës ekonomike të QMI-së përmes investitorëve të rijnë për pronat të cilat kanë mbetur djerrinë

Licencimi dhe funksionalizimi i zonës ekonomike, në pjesën veriore të qytetit përkatësisht në zonën e Banullës për agrobiznese, brenda mandatit katër vjeçar


Zona Ekonomike në Banullë është aprovuar nga Kuvendi Komunal. Përmes procedurave ligjore ka filluar ndërtimi i një fabrike, nga një biznes përfitues.

Licencimi dhe funksionalizimi i zonës ekonomike në pjesën veriore të qytetit përkatësisht në zonën e Babushit për biznese shërbyese, brenda mandatit katër vjeça

Mirëmbajtja e lumenjëve

Rritja e sipërfaqeve të rregulluara publike.

Ndërtimi i rrugës përgjatë brezit të hekurudhës ndërmjet magjistrales Prishtinë – Prizren deri të rruga e Gllogocit;

Fasadimi i ndërtesave kolektive në shesh dhe në ndërtesat tjera kolektive të qytetit;

Ndërtimi i tubacioneve për derdhjen e ujërave të zeza nga rrjetet e kanalizimeve të disa vendbanimeve të Komunës së Lipjanit 

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Janjevë; 

Ndërtimi i rrugës së re transit nga rruga regjionale e Gjilanit – Gadime e Epërme deri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj; 

Ndërtimi i infrastrukturës së shkollës në fshatin Hallaq i Vogël;

Ndërtimi i një fushe të hapur sportive në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Renovimi i sallës se sporteve në fshatin Gadime

Instalimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Vrellë

Organizimi i festivalit “Lipjani këndon”

Funksionalizimi i Qendrës Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan

Funksionalizimi i Shtëpisë Muze të “Atë Shtjefën Gjeçovit”

Renovimi i QMF në fshatin Janjevë

Miratimi i një dokumenti strategjik për menaxhimin e pronave komunale

Publikimi i listës se plotë të pronave komunale ku mund të investohet nga sektori privat

Dislokimi dhe ndërtimi i tregut të ri të gjelbër dhe tregut të ri të kafshëve 

Instalimi i kamerave të sigurisë në rrugët e qytetit 

Ndërtimi i objekteve të banimit për kategoritë e luftës së UÇK-së dhe për kategoritë sociale