75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Malishevës shkon për ngushëllime te familja e dy vëllezërve të vrarë (Video)

Dy vëllezër të fshatit Plloçicë të Malishevës kanë vdekur mbrëmë pas mesnate pas një gjuajtje me armë që u bë në drejtim të tyre.

Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur nga plagët e marra.

Ekipi i Indeksonline po qëndron te shtëpia e vëllezërve në Plloçicë. Aty tani ka shkuar për të shprehur ngushëllime edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Kujtojmë se Shaniu ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Deri më tani, raportohet se dy persona janë arrestuar për vrasjen në fjalë, të cilët kishin hyr për të vjedhur. /Indeksonline/