18:02 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

Kryetari i Moskës e shpall të hënën ditë pushimi, synon të minimizojë rreziqet

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, sapo ka lëshuar një deklaratë në Telegram duke njoftuar se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë pushim” për “të minimizuar rreziqet”.

“Ai u kërkoi moskovitëve që të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë.

Mercenarët e Wagner duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.