20:29 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Prizrenit nënshkruan një vendim të rëndësishëm për qytetarët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka nënshkruar sot vendimin për dhënjen e granteve të vogla për hapjen e bizneseve të reja me qëllim të rritjes së prodhimit dhe punësimit.

Haskuka përmes një statusi në Facebook ka njoftuar qytetarët se javën e ardhshme do të kenë mundësi të planifikojnë për hapjen e ndonjë biznesi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot nënshkrova vendimin për dhënjen e granteve të vogla për hapjen e biznese të reja me qëllim të rrijtjes se prodhimit dhe të punësimit. Javën tjetër do të bëjmë thirrjen publike për qytetarët të Komunës së Prizrenit të cilët planifikojnë hapjen e ndonjë biznesi të ri.

Bashkë me drejtoreshën Sevil Kazaz vendosëm që menagjimin e procesit të vlerësimit të projekteve më të mira, të bëjë Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” në mënyrë që të sigurohet një proces transparent dhe i drejtë.

Stimulimi I bizneseve të reja është trend në ritje në Europë ngase të rinjëve ju mundësohen që të realizojnë idetë e tyre për biznes dhe të eksperimentojnë në aspektin ekonomik. Shpresoj që nga kjo ndihmë e vogël të përfitojnë sa më shumë të rinjët dhe që këto të shërbejnë për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen./Indeksonline/