15:14 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryetari i PSD-së falënderon deputetët, pasi votuan një rezolutë të partisë së tij!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka mirëpritur miratimin e rezolutës së propozuar nga partia e tij, lidhur me heqjen e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me këtë rezolutë propozohet që thirrjet telefonike dhe përdorimi i internetit në telefon mobil të kenë çmime të njëjta brenda Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Ahmeti falënderoi deputetët që votuan dhe iu bëri thirrje qeverisë që menjëherë të fillojë diskutimet për zbatimin e kësaj rezolute.

Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming