14:02 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Tiranës apel me ‘ëmbëlsi’ për vozitësit

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj përmes një fotografie në Facebook ka bërë thirrje për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së veturës,  jo në një formë të rreptë, por duke e shoqëruar me shaka.

Një tabelë e vendosur në një nga rrugët e Tiranës, në të cilën thuhet:”Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”. Po këtë fotografi, kryetari Veliaj e ka postuar, duke e shoqëruar me shkrim këshillues.

Ky postim  lidhet me publikimin e shumë videove nga persona të ndryshëm që kërcenin me këngën e reperit Drake, In My Feelings./Indeksonline/