21:00 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Vushtrrisë reagon për djegien e kontejnerëve, paralajmëron shqiptim të gjobave

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka reaguar lidhur me djegien e kontejnerëve që po bëhet në këtë komunë.

Tahiri ka dënuar djegien e këtyre kontejnerëve dhe hedhjen e mbeturinave në vendet jo adekuate.

“Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës do të shqiptojnë gjoba për secilin që kryen këto veprime. Le të vetëdijesohemi se pastërtia në qytet e në fshat është përgjegjësi e secilit.

Le të çmojmë punën e madhe që po bëhet për pastrimin e qytetit. Në çdo lagje e fshat shërbimi i mbeturinave është funksional”,ka shkruar Tahiri, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se nëse tek ndonjë shtëpi nuk shkon kamioni për mbledhjen e mbeturinave një herë në javë, atëherë duhet të lajmërohen tek zyra përkatëse në komunë dhe kjo ankesë do të adresohet menjëherë.

Poashtu sipas tij komuna shumë shpejtë do të bëjë shpërndarjen e 4 mijë e 500 kontejnerëve familjar për ekonomitë familjare.

Duhet përkujtuar se ka disa herë që në këtë komunë dikush po i vw zjarrin kontejnerëve./Indeksonline/