17:53 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryetari Kastrati ka pritur në takim njoftues përfaqësues të KFOR-it amerikan

Kryetari i Komunes së Kamenicës Qëndron Kastrati  i falenderoi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për një jetë të qetë për të gjithë qytetarët e Kamenicës. Synimi  im është integrimi i komuniteteve në shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë.

Kapiten Lewis e uroi kryetarin për marrjen e detyrës duke i uruar sukses në mandatin qeverisës dhe njëherit ofroi gatishmërinë e KFOR-it amerikan për komunën e Kamenicës dhe qytetarët e saj.