15:36 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryetari Latifi kompleton kabinetin e tij

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar dy vendimet me të cilët ka emëruar drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Për drejtori të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Hasan Përboqi, kurse Artan Asllani ,është emëruar drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, transmeton Indeksonline.

Me nënshkrimin e këtyre dy vendimeve, është kompletuar kabineti qeverisës për katër vitet e ardhshme, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/