08:56 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryetarja e Gjykatës së Prishtinës në listën e veteranëve të rrejshëm

Emri i Afërdita Bytyqit, kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjendet në listën e veteranëve mashtrues. Gjykata që ajo udhëheqë pritet t’i gjykojë dhe t’i dënojë të gjithë ata persona që rrejshëm kanë marrë pensione si veteran

Rasti i Bytyqit mund të mos gjykohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për shkak të dyshimeve se gjykimi i saj mund të jetë i një anshëm.

Në listat e publikuar së fundi nga mediat kanë dalur edhe persona tjerë që kanë marrë pjesë në luftë, e që bëjnë pjesë të veteranët që kanë përfituar pensione kundërligjshëm.

Në mesin e tyre janë edhe deputetët e AAK-së, Bekë Berisha, Time Kadriaj e Shkumbin Demaliaj. Në lidhje me futjen e këtyre emrave në këto lista, ka reaguar para dy ditësh edhe ish-prokurori Blakaj.
 

Ai ka thënë se rreth 2 mijë persona janë shtuar për dallim nga aktakuza që e ka përpiluar ai.

Për fryrjen e listës së veteranëve, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj anëtarëve të komisionit për verifikimin e veteranëve. Kësaj liste i prinë ish-kryeministri, Agim Çeku dhe 11 persona të tjerë.

Të premten është ngritur aktakuzë ndaj, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, është ngritur aktakuzë “keqpërdorim të detyrës zyrtare”./Insajderi.com

Temat: