17:52 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Kryetarja e Speciales: Drejtësia do të vihet në vend, nëse thyhet ligji do të merren masa ndëshkuese

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, është shprehur se Gjykata Speciale funksionon në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrjen e askujt. Në një intervistë për emisionin serb “Politika”, ajo tha se Dhomat e Specializuara drejtohen vetëm nga ligji dhe se gjykimi i kësaj Gjykatë do të flasë vetë. Më tej, ajo tha se çdo shkelje që mund të bëhet do të merren masa të menjëhershme disiplinore.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt, politike apo ndonjë tjetër. Dhomat e Specializuara dhe gjykatësit janë të pavarur, nuk veprojnë sipas udhëzimeve të askujt dhe drejtohen vetëm nga ligji. Çdo shkelje e këtij detyrimi, megjithëse nuk besoj se do të ketë, do t’i nënshtrohet mekanizmave disiplinorë përkatës”, tha Trendafilova.