18:50 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Kryeziu i lumtur për golin me Prishtinën, kërkon të mos ndalen me fitore

Prishtina ka fituar ndaj Trepça ’89 me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Golin e dytë për skuadrën nga kryeqyteti e shënoi Leotrim Kryeziu në minutën e 27-të të ndeshjes.

Ish-sulmuesi i Luganos është shprehur i lumtur që arriti të shënoj dhe të krijoj raste në këtë sfidë.

Përveç golit që shënova dhe që më gëzoi shumë, po ashtu pata edhe tre raste tjera që i humba, por më së shumti më gëzon fakti që fituam. Besoj të na ecën edhe në të ardhmen me fitore dhe shpresoj mos të ndalemi më. Uroj bashkëlojtarët si për fitoren, po ashtu edhe për paraqitjen e mirë”, ka thënë Kryeziu pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

Kryeziu për dy sezone luajti në Zvicër për skuadrën e Luganos dhe Chiassos. /IndeksOnline/