19:15 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryeziu: Mirlindit i kam folur mirë për Kosovën, shkojmë për 3 pikë në Maltë

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjës me Malten., e cila zhvillohet të martën.

Mesfushori Hekuran Kryeziu është ndalur për të dhënë një intervistë në fund të stërvitjeve, duke potencuar se atmosfera është mjaft e mirë dhe se shkojnë në Maltë për tri pikë.

“Lehtë nuk ka me qenë loja, por na shkojmë për tri pikë. Duhet me kqyr qa bon edhe Azerbajxhani mirëpo synimi jon janë vetëm tri pikët. Tash mundemi me thanë që jemi favorit në këtë grup”

Përndryshe Kryeziu ka zbuluar se prurjen e re në Përfaqësuese, Mirlind Kryeziun e ka familjar se dhe i ka folur mirë për Kosovën duke pasur një ndikim tek ai.

Mua më vjenmire per cdo lojtar që vendos me lujt për Kosoven, ne edhe stafi i mirëpresim gjith lojtarët e rinj.

Secili lojtarë është i mirëseardhur te Kosova. Mirlind Kryezin e kam edhe familjar dhe i kam folur mirë për Kosovën. Gjithashtu edhe Shkëlqim Demhasajt. Normalisht që rritet konkurenca amo konkurrenca na bon më të fortë”, theksoi Hekuran Kryeziu.

Temat: