14:41 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Naim Kryeziu, kosovari i vetëm që fitoi Serien A

Shqiptari nga Kosova,89-vjeçari Naim Kryeziu ishte jo vetëm futbollisti i vetëm shqiptar në festën e jashtëzakonshme të 80-vjetorit të krijimit të skuadrës së Romës, por ai është së bashku edhe me Amadei me Fuskon, ndër tre lojtarët e vëtëm të kampion të verdhkuqve i edicionit 1941-1942 që janë ende gjallë. Kryeziu shënoi 6 gola në këtë kampionat Naim Kryeziu nisi karrierën e tij si futbollist te klubi shqiptar SK Tirana përpara transferimit të tij në sezonin 1939-1940 te Roma.

Gjakovari i natyralizuar si italian pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit nisi studimet në Romë për të ndjekur studimët për t’u bërë profesor i edukimit fizik. “Ika nga Kosova shumë i ri, pasi ishte e pushtuar nga jugosllavët. Emigrova në Tiranë, ku ndodhej vëllai im që ishte nëpunës dhe vazhdonte studimet. Atje fillova të luaj futboll: 15 vjeç luaja në Serinë A shqiptare dhe 16 në Kombëtaren. Shqipëria ishte ende në dominimin italian. Qeveria italiane dërgoi një mësues të edukimit fizik që merrej edhe me organizimin e ndeshjeve sportive lokale. Ai më pa duke luajtur dhe duke qenë një tifoz i Romës i dërgoi një sinjal klubit kryeqytetas”, – rrefën jetën e tij, Naim Kryeziu gjatë një interviste të dhën gjashtë vjetë më parë, për sitin e ultrasve të Romës. “Atëhere nuk e kisha pasaportën italiane dhe flisja vetëm disa fjalë italisht”. Ndeshja e parë e Kryeziut ishte ajo kundër Barit të Riza Lushtës, një tjetër emri të madh të futbollit shqiptar, ku Roma fitoi 4-2 (Kryeziu dha një asist në atë ndeshje). “Do të doja të luaja për Kombëtaren e Italisë asaj kohe, por u thirr vetëm Lushta”,- kujton ai. Gjatë sezonit të tij të dytë te Roma ai ishte rregullist pjesë e formacionit të parë ku shënonte rregullisht. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërrore, në sezonin 1947/1948 ai u transfderua të Napoli (kua luajti në Sërinë A dhe B), dhe më pas në sezonin 1953-1954 te ekipi i kategorisë së katërt, Torre del Greko, ku dhe ai la futbollin në moshën 35-vjeçare. Gjatë karrierës së tij në Itali, Kryeziu në 330 ndeshje shënoi 73 gola, 50 prej tyre në Serinë A (15 në B). Gjakovari, (i lindur më 1 janar 1918) ishte i dyti futbollist shqiptar pas Riza Lushtes që luajti në Serinë A italiane, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të fashmëm gjatë 10 sezoneve (1939-1953) me dy nga klubet me të adhururara në Itali, Romën dhe Napoli, teksa në vitin 1963 pati fatin të jetë për disa ndeshje edhe trajneri i Romës, i pari shqiptar dhe i vetmi shqiptar që drejtoi një skuadër në Itali. Flamuri shqiptar përkrah emrit të Kryeziut (apo Krieziu siç njihet në Itali) është ndër tre më të famshmit e huaj (dy të tjerët janë argjentinasit Enrike Gonzales Guaita dhe Arturo Kini Luduenja) që kanë luajtur për Romën e viteve 1927-1945, pra në një histori thuajse 18-vjeçare të skuadrës kryeqytetase, përiudhë në të cilën fitoi vetëm një titull atë të edicionit 1941-1942. Kryeziu ishte një ndër më të vlerësuarit e trajnerit austro-hungarez, Alfred Shafer, sidomos për shpëjtësinë e tij. Shqiptari edhe sot mbetet një nga ikonat e Romës dhe është i përmasave të Luixhi Alemandti, Amadeo Amedeit, Fulvio Bernandinit, Augusto Fazanelit, Fosko Rizortit, e qindra emrave të tjerëve që u bënë të fashmën në vitet 1945-2007, përshirë edhe kampionë bote të tillë si Bruno Konti, Rudi Fëler, Françesko Totin e të tjërë.

“Italianët” e Shqipërisë

Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe Loro Boriçi janë tre pionierët e futbollit modest shqiptar që bënë bujë në Itali në vitet 1940-1950. Naim Kryeziu luajti për Romën e Napolin, Riza Lushta për Barin, Juventusin (fitoi Kupën e Italisë në vitin 1942), Napolin, ndërsa shkodrani Loro Boriçi, futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave luajti për Romën e Lacion. Si Lushta, i cili u shpall edhe kampion me Tiranën, ashtu dhe Boriçi, i clili fitoi kampionate me Partizanin nuk jetojnë më. Pas gati 40-vjetësh “izolim” në Itali “emigruan” qindra djem të rinj që e patën pasion futbollin, por në vendin fqinj u transferuan edhe disa nga emrat më të njohur të shkollës së futbollit shqiptar e kosovar: Igli Tare, Erjon Bogdani, Ervin Skela, Valon Behrami, Florjan Myrtaj apo dhe më të rinjtë si Xhulian Rudho, Saimir Ujkani, Henri Shiba, Rijat Shala, Altin Shala, Andi Corri, Deljan Bregasi.