21:15 / E Enjte, 25 Tetor 2018

Zurich mposhti Leverkusenin, treshja shqiptare shkëlqeu në Letzigrund

Zurich ka regjistruar fitoren e radhës në Europa League, në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Skuadra zvicerane ishte sonte nikoqir i Bayer Leverkusen në ”Letzigrund Stadion”, ku triumfoi me rezultat, 3-2.

Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu startuan nga minutat e parë në ndeshjen sontme, transmeton IndeksOnline.

Madje, Dongjomi, mesfushori me prejardhje shqiptare shënoi golin e dytë për Zurich sonte.

Teksa, sipas WhoScored ai vlerësohet me notën, 7.3 për paraqitjen e sontme ndaj Leverkusenit.

Ndërsa, keq nuk qëndrojnë as dy yjet e Kosovës – Kololli e Kryeziu. Dyshja u vlerësuan me notën, 7.3, respektivisht 6.9./IndeksOnline/