18:06 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Kryeziu pas miqësores me klubin rus: Berisha është një lojtar fantastik!

Dje u zhvillua një miqësore ndërmjet klubit rus, Akhmat Grozny dhe atij nga Kosova, KF Arbëria.

Përgjatë qëndrimit në Turqi për stërvitje, klubi i Arbërisë ka organizuar edhe një miqësore, pikërisht me klubin rus që pjesë e saj është edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.

Berisha, në këtë takim luajti 45 minuta dhe skuadra e tij e fitoi këtë sfidë në 3:1.

Kështu, IndeksOnline ka biseduar me sulmuesin fantastik të Arbërisë, Almir Kryeziun i cili tha se ndeshja me klubin rus shkoi shumë mirë dhe se Berisha i priti ata ngrohtësisht.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, Bernard Berisha na priti mirë dhe ishte në ndjenjë fatnastike, ai është një lojtar fatastik”, tha shkurt Kryeziu.

Kujtojmë se 22-vjeçari është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21.