22:45 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeziu: Përplasja e Vetëvendosje më së shumti i konvenon këtyre partive

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka vlerësuar se përplasjet e fundit në Lëvizjen “Vetëvendosje” do ta ndihmojnë më së shumti PDK-në dhe LDK-në.

Në një status në “Facebook” ai theksoi se partia e Kadri Veselit dhe Isa Mustafës tani po ndihmohen nga LVV-ja, shkruan Indeksonline

“Prejkorrneri. Për me u rrite VV-ja s’ka pas nevoje me i dhane zore fare, se ka punuar mjaftueshëm PDK-ja dhe LDK-ja për ta, e nga ky muaj po me duket se PDK-ja dhe LDK-ja s’kanë nevoje se po punon VV-ja mjaftueshëm për ta”, ka thënë ai.