17:25 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryeziu: Vetëvendosje duhet të votoj pro demarkacionit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka pse të tërhiqet nga kauza, prandaj duhet të votoj PRO ratifikimit të marrëveshjes!

“VV-ja nuk ka asnjë arsye që të tërhiqet nga arritja bashkë me AAK-në, NISMA-n dhe disa nga deputetët e LDK-së e PDK-së, që i besuan dhe ju përkrahen për tre vite rresht. U pajtuan që të bije qeveria e udhëhequr nga partitë e tyre duke ju besuar dhe duke u rreshtuar me ju, kundër ratifikimit të demarkacionit. E sot, kemi ish -deputet që u ndëshkuan nga partitë e tyre, ndaj s’janë më. Kemi dhe nga ata deputetë që elektorati i ka zgjedhur edhe për kundër restrikcioneve që pësuan nga partitë e tyre. Por, sot kemi një konsensus të gjerë politik të përkushtuar dhe të angazhuar që të korrigjohen dhe korrektohen gabimet e mundshme. Prandaj pse duhet të tërhiqeni tani!?.

“Unë besoj se edhe për ju si parti politike dhe deputetë, shumë më i rëndësishëm është korrigjimi i kufirit, nëse ka gabime, se sa kallëzimet penale për Hashimin, Hysenin, Mustafen apo Jahjagën. Tri vite rezistencë ndaj këtij versioni të kufirit nuk kanë pasë qëllim për të nxjerrë dhe për të dënuar dikë për tradhti, por për të korrigjuar gabimet e mundshme në shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Edhe sot më e rëndësishme për mua si qytetar, por dhe për ju si përfaqësues duhet të jetë mos humbja e tokës se sa ndjekja e dikujt nëpër gjykata për tradhti! Ju s’duhet të tërhiqeni nga kauza e juaj, sepse vota e juaj PRO ratifikimit të marrëveshjes, ju hap rrugët që të jeni pjesë vendimmarrëse e komisioneve dhe akordimit me Malin e Zi, për të punuar në korrigjimin dhe përmirësimin e vijës kufitare”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në “Facebook”.

Temat: