75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 06 Gusht 2024 / L K

Kryhet transferimi më i shtrenjtë i verës, Alvarezi te Atletico Madridi

Tashmë është punë e kryer, Julian Alvarezi, do të transferohet te Atletico Madrid.

Manchester City e ka pranuar sot ofertën e skuadrës spanjolle.

Plot 75 milionë euro ka ofruar skuadra madrilene për kampionin e botës me Argjentinën.

Manchester City e ka autorizuar lojtarin për të kryer ekzaminimet mjekësore në Spanjë.

Blerja e Alvarezit është më e shtrenjta e këtij afati kalimtar në futbollin evropian./Indeksonline/